Pyetësi thotë:

Qeni i ruajtjes së të mbjellave (kopshtit), Allahu ju nderoftë, kur i hedh ushqim ndonjëherë me prekë, madje mi prekë edhe rrobat e mia, a është obligim për mua që kur mi prekë rrobat t’i ndërroj ato?! Dhe a duhet ta përsëris abdesin? Allahu ju shpërbleftë me të mirat e tij!

Përgjigja:

Abdesin nuk duhet ta përsëritni, mirëpo nëse rrobat tuaja përlyhen nga lagështia e tij, e pastroni vetëm vendin ku ka lagështi në rroba. Kurse, nëse rrobat e juaja fërkohen në lëkurën e tij dhe ai është i terur, nuk ka gjë të keqe. Mirëpo, nëse ka lagështi, qoftë lagështi nga urina e tij, apo jargët e tij, e pastroni atë pjesë që është përlyer shtatë here. E pastroni këmbën apo rrobën tuaj shtatë here, njëra prej tyre me dhe. Më se miri në fillim e pastroni me dhe. Po!

| Shejh Ibën Baz, Allahu e mëshiroftë! |.

Përktheu: B. Gj.