Pyetja:
Allahu ju ruajttë! Po e përmbyllim këtë takim me pyetjen e tij të dytë, ku thotë: Nëse agjëruesi gjatë ditës së Ramazanit ejakulon (bëhet xhunub sikurse kur i ndodh në gjumë) ndërsa është i zgjuar, por si pasojë e shikimit ose të menduarit, çfarë detyrimi ka? A duhet ta vazhdojë agjërimin e asaj dite? A duhet të bëjë shlyerje (kefare) apo vetëm kompensim (kaza) pas Ramazanit?
Përgjigjja:
Kjo pyetje është e çuditshme, sepse nga ajo kuptohet se personi ka pasur një ëndërr që ka ejakuluar ndërsa ishte i zgjuar, ndërkohë që ëndrrat e tilla ndodhin vetëm gjatë gjumit. Megjithatë, duhet të përgjigjemi dhe ta sqarojmë këtë:
Nëse ejakulimi ndodh gjatë gjumit, atëherë kjo nuk e prish agjërimin fare, sepse personi është në një gjendje ku lapsi është ngritur prej tij (nuk është përgjegjës për këtë veprim).
Ndërsa, nëse ejakulimi ndodh gjatë zgjimit, duhet të bëhet dallim:
• Nëse ka ndodhur vetëm si pasojë e mendimit, atëherë agjërimi nuk prishet dhe as nuk kërkohet kompensim (kaza).
• Por nëse ka ndodhur me ndonjë veprim, si prekja e organit gjenital derisa të ndodhë ejakulimi, atëherë ai veçse ka vepruar keq dhe duhet të kompensojë atë ditë të agjërimit pas Ramazanit.
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
| Nurun ale Dërb Nr. 376 |
Përktheu: B. Gj.