Pyetje:
1) Si duhet të veprohet kur je në namaz dhe në rekatin e dytë pas sures Fatiha harron dhe e thua të njejten sure si në rekatin e parë ashtu dhe në rekatin e dytë?
2) Kur je në rekatin e dytë në kohen që duhet thënë Et-tehjatin harron dhe vazhdon namazin si duhet të veprohet në këtë situat?

Përgjigje:
1- Nuk ka gjë nëse lexon të njejten sure edhe në dy rekatet, leximi i sureve perveç sures Fatiha është sunet.

2- Nëse nga harresa e lë uljen e parë që është uaxhib dhe ngrihesh për në rekatin e tretë, duhet ta vazhdosh namazin dhe ben sehui sexhden (dy sexhdet e harreses) ne fund te namazit para selamit..

Argument per kete eshte hadithi i Abdullah bin Buhajne -radiallahu anhu- i cili tregon:
“Profeti -alejhi selam- fali njëherë drekën dhe u ngrit pas dy rekateve pa u ulur. Atëherë njerëzit u ngritën pas tij dhe kur mbaroi namazin dhe po prisnin të jepte selam, mori tekbir dhe bëri sexhde para se të jepte selam pastaj dha selam” [Mutefekun alejhi.]

Mirëpo nëse kujtohesh ose të kujtojnë të tjerët para se të ngrihesh plotësisht, atëherë kthehesh dhe e plotëson teshehudin siç ka ardhur nga El-Mugira bin Shube -radiallahu anhu- i cili tregon:
“Profeti -alejhi selam- na ka falur njëherë namazin dhe u ngrit në këmbë pa u ulur për teshehud dhe vazhdoi në namazin e tij. Ai kur mbaroi, bëri dy sexhde duke qenë ulur dhe pastaj tha: Kur dikush prej jush falet dhe ngrihet pa u ulur për teshehud, nëse nuk është ngritur plotësisht të ulet dhe nuk ka për detyrë dy sexhdet e harreses dhe nëse ngrihet plotësisht, atëherë të vazhdojë namazin dhe të bëjë dy sexhde duke qenë ulur ” [ E transmeton Ebu Daudi, Ibn Maxhe, Tahauij dhe e saktëson shejh Albani.]

Përgjigje nga Adelina Kuçana