Hedhja e mbetjeve të ushqimit në plehra!
• Pyetja:
Çfarë është gjykimi për hedhjen e mbetjeve të ushqimit pas ngrënies, nga të cilat nuk ka dobi, siç janë eshtrat, të cilat hedhen në shportën e mbeturinave?
• Përgjigja:
Ushqimet e prishura, të cilat nuk konsumohen, nuk ka të keqe të hedhen në plehra.
Kurse, ushqimet e mira, të cilat ka mundësi të konsumohen, qoftë duke ia hedhur kafshëve; ka mundësi t’i hanë kafshët apo shpezët. Të tillat nuk lejohet të hedhen në plehra.
Sepse, janë të çmuara dhe ka dobi prej tyre, kurse, hedhja e tyre në plehra është nënçmim për to dhe është dëmtim.
Në qoftë së këto pjesë të mbetura të ushqimit ka mundësi të konsumohen, nuk lejohet hedhja e tyre në plehra, e nëse nuk ka mundësi të konsumohen, ngase janë të prishura, atëherë nuk ka të keqe që të hedhen në plehra.
 Shejh Feuzani, Allahu e ruajttë!
| Likaul-Mef’tuh Kaseta Nr.21 |
Përktheu: Besim Gjelaj