Pyetja:

Ikameti për namaz

***

Përgjigjja:

Ikameti është sikurse Ezani, ka 15 fjalë, veçse ikametit pas fjalëve “Haje alel felah” i shtohen: 2 X kadëkametis salah dhe rezulton me 17 fjalë tek Hanefitë.

Në shkollën Shafiite dhe Hambelite ikameti ka vetëm 11 fjalë, 2 X Allahuekber dhe 2 X kadëkametis salah, tjerat fjalë lexohen nga njëherë. Ndërsa tek Malikitë Ikameti ka 10 fjalë për dallim nga Hanefitë, Shafiitë dhe Hambelitë fjalën Kadëkametis salah e lexojn vetëm njëherë.

Argumentimi i Hanefive për formën e ikametit nga dy fjalë: Është transmetuar nga sahabet se ikameti mësohej sikurse Ezani, dhe transmetohet se Pejgamberi ﷺ ia ka mësuar Ebu Mahdhures, ikametin me 17 fjalë. [1]

Ndërsa tri shkollat tjera e argumentojnë formën e ikametit me nga një fjalë në transmetimin e Abdullah ibën Omerit i cili ka thënë: Ezani në kohën e Pejgamberit ﷺ ishte nga dy fjalë kurse Ikameti nga një fjalë përveç se në ikamet shtoheshin fjalët: kadëkametis salah 2 X. [2]

Dispozita e Ikametit

Ikameti është synet sikurse Ezani.

Ikameti nuk vlen për femra sikurse ezani edhe nëse falen me xhemat kështu mendojnë Hanefitë, ndërsa tek Shafiitë ikameti nëse falen vetëm femra lejohet (është edukative).

Ikameti i femrës në prani të xhematit meshkuj nuk lejohet me koncenzuesin e të gjithë dijetarëve.

Ç’farë është synet për Ezanin dhe Ikametin?

-Nga syneti është që fjalët në ezan të kenë distancë (pauzë) të shkurtër në mes veti për dallim nga ikameti që fjalët nga dy është e preferuar të ngjiten mes veti dhe ikameti të lexohet me tonë më të ulët se ezani.

-Të respektohet renditja, nëse rastësisht është tejkaluar ndonjë fjalë të rikthehet e të lexohet fjala e lënë.

-Drejtimi nga Kibla, veç tek fjala Hajeales salah preferohet drejtimi në të djathtë dhe drejtimi në të majtë tek fjala Hajealel felah.

-Distanca në mes të Ezanit dhe Ikametit për arsye se ngjitja e ezanit me ikamet është Mekruhë (veprim i urrejtur). Qëllimi i ezanit është informimi i besimtarëve për t’u përgaditur,pastruar,veshur marrja abdes etj. dhe përgjigjja për namaz, ndërsa ikameti është veç përgaditja për t’ia nisur farzit të namazit, është e preferuar të ketë një pauzë edhe e shkurtur qoftë në mes të ezanit dhe ikameti bazuar në hadithin e Pejgamberit ﷺ që thotë: “Në mes të çdo ezani dhe ikameti ka namaz”. [3]

-Kur jemi te namazi i akshamit tek ne, sidomos në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri e mendoj që edhe në mërgatë nëpër xhamia aplikohet ngjitja e ezanit me ikamet që në sheriatin islam konsiderohet gabim,ekziston tek hanefit mospajtimi se sa duhet pritur pas ezanit të akshamit për t’ia nisur ikametit, Ebu Hanife mendon se duhet pritur aq sa të lexohen tri ajete të shkurtëra ose një ajet i gjatë, mendimi tjetër është; sa pauzohet në mes dy hytbeve, por që duhet pritur nuk ka asnjë diskutim.

Ibrahim Beqiri

—————————–

[1] Tirmidhiu

[2] Ahmedi

[3] Muslimi