Pyetja:

A ekziston ndonjë hadith i saktë në lidhje me interesimin për çështjet e muslimanëve, sepse shumë prej thirrësve përmendin këtë hadith: “Kush nuk interesohet për çështjet e muslimanëve, ai nuk është prej tyre”?

***

Përgjigjja:

Ky hadith është i përhapur mes njerëzve dhe nuk e di nëse është autentik nga i Dërguari i Allahut ﷺ apo jo?! Por kuptimi i tij është i saktë, sepse ai që nuk interesohet për çështjen e muslimanëve, me të vërtetë është me islam të mangët. Profeti ﷺ ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë për njëri-tjetrin, në mëshirën ndaj njëri-tjetrit dhe në butësin ndaj njëri-tjetrit është si shembulli i një trupi të vetëm, nëse ankon prej tij një organ, sëmuret i gjithë trupi nga ethet dhe pagjumësia.”[2]

Po ashtu i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Besimtari për besimtarin është si ndërtesa, ku pjesët e saj shtrëngojnë njëri-tjetrin.” 

Shejh Uthejmini, “Zgjimi Islam”

———————

[1] Këtë hadith e ka dobësuar Albani, shiko Sisiletu Edaife’ : 1 /309.312

[2] Transmeton Buhariu 6011, Muslimi 2086