Pyetja:

Unë jam një njeri që falem dhe që lexoj Kuran. Unë bëj edhe vepra të mira, mirëpo nuk urdhëroj në të mirë dhe nuk largoj prej të këqijave. A jam duke vepruar drejt?

***

Përgjigjja:

Këshilla ime për ty meqë the për veten se lexon Kuran, falesh dhe bën vepra të mira,është që sipas mundësive të tua, të urdhërosh në të mirë dhe të largohosh prej të këqijave, sepse Pejgamberi e ka urdhëruar këtë, ngjashëm siç e ka urdhëruar këtë edhe Allahu i Lartësuar i Cili thotë: Le të dalë prej jush një grup që të thërras për në të mirësi, të urdhëroj për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit. Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh.” (Al Imran, 104-105)

I lus vëllezërit që të mendojnë rreth fjalëve të Allahut të Lartësuar: “Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta…” pas fjalëve: “Le të dalë prej jush një grup që të thërras për në mirësi”, me qëllim që ta kuptojmë se lënia e urdhërimit në të mirë dhe largimit nga e keqja është një prej shkaktarëve të patjetërsueshëm të përçarjes dhe grindjes. Ai që ka bërë ndonjë mëkat me siguri se do të niset në të rrugë që është e kundërta e rrugës së atij që e ka lënë kryerjen e të keqes, por, gjithashtu, ai që e ka lënë kryerjen e të mirave, ai do të niset rrugës e cila është e kundërt me drejtimin e atij që bënë mirë. Atëherë njerëzit përçahen.

Unë po i them këtij vëllai: Urdhëro në të mirë dhe largo prej të këqijave sa të kesh mundësi dhe dije mirë se kryerja e të mirave dhe largimi prej të këqijave është prej obligimeve më të rëndësishme në fenë e Allahut të Madhëruar. Allahu i Lartësuar e ka dalluar ummetin tonë mbi ummetet e tjera pikërisht me këtë. Ai thotë: 

“Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.” (Al Imran, 110)

Allahu i Lartësuar po ashtu, ka thënë për Beni Israilët:

“Ata izraelitë që ishin mohues, u mallkuan me gjuhën e Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes,për shkak se kundërshtonin, shkelnin çdo kufi dhe nukndalonin njëri-tjetrin të bënin vepra të këqija. Eh, sa të shëmtuara ishin veprat  që bënin ata!” (El Maide, 78-79)

 Shejh Uthejmini, “Zgjimi Islam”