Pyetja:

Unë jam vetëm 16 vjeçe. E dua një djalë ama s’di si ta vërtetoj që më do ai mua. Ai flet dhe bën disa gjeste që më duket ashtu ama s’jam edhe shumë e sigurt. Tërë kohën mendja më rri te ai. Çfarë më këshilloni ju?

***

Përgjigjja:

Motër e imja, qenka herët të mendosh për dashuri dhe të kalosh kohën me mendime për ndonjë djalë që mund ta duash. Merru me punët e tua, mësim, avancim, zanat, etj., e mos humb kohën në “hulumtim” të djalit që dëshiron ta duash. Nëse thua që nuk është herët dhe se medoemos tani dëshiron të martohesh, atëherë asgjë mos vendos pa u konsultuar paraprakisht me prindërit apo kujdestarët tuaj.

Nëse do ta vërtetosh a të do ai djalë, shko dhe pyeti viktimat e shumta nga femrat tona, që fillimisht kanë dëshiruar, ashtu si ju, ta “testojnë” dashurinë e ndërsjellë, por kanë përfunduar të trafikuara, të tradhtuara, të çnderuara dhe më në fund të braktisura nëpër rrugë. Kush do të martohet me to dhe të krijon familje?!

Andaj këshillë edhe një herë që mos të vendosni asgjë pa u konsultuar me prindërit kujdestarë! Allahu ju ruajttë nga mësimet e shejtanit të mallkuar!

Muhamed Dërmaku