Pyetje: Kam harruar dhe jam falur me rroba të papastra dhe kjo m’u kujtua gjatë faljes së namazit. A më lejohet mua të ndërpres namazin dhe t’i ndërroj rrobat dhe cilat janë momentet ku një personi i lejohet ta ndërpresë namazin?
Përgjigje: Kush fal namaz dhe e di se trupin e tij apo rrobat e tij janë të papastra, namazi i tij nuk është autentik(i vlefshëm). Por nëse kupton për papastërtitë pasi ta mbarojë namazin, ai namaz llogaritet autentik(vlefshëm) dhe nuk detyrohet ta përsëritë namazin.
Megjithatë, nëse kupton gjatë namazit dhe ka mundësi ta largojë, atëherë duhet ta largojë me shpejtësi dhe të vazhdojë namazin. Kjo bazohet në transmetimin se i Dërguari i Allahut ka zbathur nallanet e tij pasi Xhibrili e informoi se në to ekzistonte papastërti.
Megjithëkëtë, nëse largimi i papastërtisë kërkon shumë lëvizje, atëherë e ndërpret namazin dhe e rifillon atë nga fillimi. Gjithashtu, e ndërpret namazin nëse kupton se nuk ka abdes apo e prish abdesin gjatë namazit.
Përgjigje nga: Shejhu Abdullah ibën Xhibrin




