Pyetje: Jam shtatzënë dhe mjekja më ka shkruar disa vitamina t’i përdori mirëpo në përmbajtjen e tyre kishte edhe gjelatin alimentare. A është e ndaluar t’i perdori këto lloj vitamina?

Përgjigje nga Adelina Kuçana.

– Së pari: duhet të dihet se shkencërisht xhelatina merret (nxirret) prej bimëve, prej kafshëve.

Nëse produkti: vitaminat, kapsulat kanë xhelatinë prej bimëve është e lejuar të përdoret dhe nuk ka asgjë të keqe.
▣Ndërsa nëse xhelatina është prej kafshëve, atëherë këtu duhet të sqarohet lloji i kafshës nga e cila merret kjo xhelatinë:
➖Nëse xhelatina merret prej kafshëve të cilave u hahet mishi dhe janë prerë sipas sheriatit është e lejuar përdorimi i tyre.
➖Po kështu është e lejuar edhe xhelatina e mishit të kafshëve të lejuara të cilat i therrin ithtarët e librit ( të krishterët dhe çifutët) nëse vërtetohet se ata i therin sipas rregullave fetare të therjes këto kafshë e nuk i mbysin ato.
➖Nëse xhelatina merret prej kafshëve të ngordhura ose prej atyre të cilat bëhet mbytja e tyre dhe jo therja sipas rregullave fetare tê therjes, ashtu siç ndodhë sot në shumë vende përëndimore, nuk lejohet përdorimi i atij produkti.

– Së dyti: Nuk lejohet përdorimi i xhelatinës që nxirret nga ato që janë haram si: lëkura dhe kocka e derrit, si dhe nga çdo kafshë apo lëndë tjetër e ndaluar.

Së treti: Nëse është prej produkteve të muslimanëve dhe tregon se ka xhelatinë të kafshëve, lejohet ngrënja e saj me lejen e Allahut.

– Së katërti: Nëse është xhelatina prej kafshêve të detit, gjahu i detit dhe ushqimi me origjinë detare është i lejuar.

Allahu e di më së miri!

AdelinaKucana