Pyetja:

Pasi kam një dëshirë shumë të madhe për të lexuar dhe kur i marrë librat për të lexuar, dua të lexoj dhe më kalon dita me idenë se do të lexoj po në të vërtetë nuk arrij të lexoj dhe kur vjen mbrëmja pendohem shumë që nuk kam lexuar dhe shpeshherë edhe qaj kur më kujtohet se në gjimnaz kam qenë nxënëse e dalluar. Dhe kjo gjë ka ndikuar shumë negativisht tek unë sepse nga pesë provime që kisha në semestër të parë kam marrë vetëm një, dhe po i frikësohem semestrit të dytë se mos humbi vitin shkollor. Ju lutem, çfarë të bëj? A mendoni se mund të më kenë bërë magji?

***

Përgjigjja:

Derisa keni qenë me sukses të shkëlqyer dhe tani nuk gjeni forcën dhe durimin të lexoni dhe të qëndroni mbi libër kohën e nevojshme, atëherë ka mundësi që jeni prekur nga syri (mësyshi), por ka mundësi që të keni magji. Nuk duhet shqetësuar tepër dhe nuk duhet bërë vesvese për këtë, por megjithatë, do të ishte mirë të bëni një kontroll (rukje) tek ndonjë hoxhë i mirëfilltë, që merret me shërimin e magjisë dhe mësyshit.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku