Pyetje: Më  falni e kam një  pyetje.  Jam një vajzë 17 vjeçare. Para disa vitesh kam bër  sipas mendimit tim një mëkat të madh. Kisha kontakt me një djalë . Atë si shok e kam konsideru. Ai ishte disa vite më i motshuar se unë, por ai u dashuru te unë. Unë kam vazhdu kontaktin se nuk më mendja që më do vërtet. Un isha tepër e re. Kontakt kemi pasur vetëm ndërmjet msn – internet. Pyetja është, jam pendu por një kusht është që duhet me kërku falje tek ai personi. A duhet unë në këtë rast me lyp kontaktin tek ai për m’i kërku falje? Edhe që ndoshta do t’i bëj problem vetës?

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Së pari, kontaktet me djem të huaj janë të ndaluara në Islam, qoftë ato të drejtpërdrejta, apo nëpërmjet internetit. Dhe në Islam, nuk ka shok për femrën muslimane dhe nuk ka “sikur vëlla”. Të gjitha këto shprehje dhe mendime, kanë ardhur në mesin e muslimanëve nga mashtrimet e shejtanit dhe nga pasimi i jomuslimanëve, dhe këto janë një prej shkaqeve që degjenerojnë rininë islame.

Ndërsa, sa i përket kontaktit i cili është i kaluar dhe jeni penduar prej tij, nuk ka nevojë që të kontaktoni sërish me të për t’i kërkuar falje atij (e me këtë të veproni edhe një mëkat tjetër ndaj Allahut), por mjafton për këtë të kërkoni falje tek Allahu dhe të pendoheni sinqerisht ndaj Tij. Thotë Allahu (azzevexhel): “Thuaj: O robërit e mi të cilët e keni tepruar (me mëkate) ndaj vetes suaj, mos i humbni shpresat në mëshirën e Allahut, se Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është Falës dhe Mëshirues”.

Për më shumë lexoni dhe temën: Kushtet për pranimin e pendimit.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami