Përgjigje: Nëse pyetësi paska parë këtë gjë të çuditshme, unë perso-nalisht kam parë diçka më të çuditshme. Kam parë njerëz, të cilët para se të japin selam nga namazi i farzit, nxitojnë me shpejtësi për ta puthur gurin e zi. Pra, e prish namazin e tij farz, i cili është një prej shtyllave të Islamit për të bërë këtë gjë, e cila nuk është vaxhib. Bile, as nuk është e ligjësuar përveç gjatë tavafit. Kjo që ndodhë është nga padija e njerëzve, padije për të cilën njeriut i vjen keq.
Duhet të dihet se puthja e gurit të zi apo prekja e tij nuk është sunet përveçse gjatë tavafit, sepse unë nuk di diçka që aludon se ajo është sunet në vete. Unë po them këtu se nuk e di, ndërsa e lus atë që ka njohuri në kundërshtim me këtë le t’më informojë, All-llahu e shpërbleftë.
Pra, puthja e gurit të zi është prej suneteve të tavafit, bile nuk është as sunet nëse me veprimin e saj i shkakton dëm ndonjërit prej tavafbërësve apo dikujt tjetër. Nëse me puthjen e gurit të zi, i shkaktohet dëm tavafbërësve apo dikujt tjetër, atëherë transferohemi në shkallën e dytë. të cilën na e ligjësoi Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ajo është që njeriu vetëm ta prekë atë me dorë e pastaj ta puthë dorën.
Nëse edhe kjo gjë nuk mundësohet përveç me shkaktim të dëmit ndaj të tjerëve, atëherë transferohemi në shkallën e tretë, të cilën po ashtu na e ka mësuar Resulull-llahu. Ajo është duke bërë shenjë kah guri i zi, pra, bëjmë shenjë kah ai me dorë, jo me dy duart, por vetëm me do-rën e djathtë bëjmë shenjë nga ai dhe nuk e puthim dorën.
Kështu është suneti i Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
E nëse çështja është edhe më e keqe siç përmendi pyetësi për njerëzit, të cilët shtyhen me gratë e veta për ta puthur gurin, ku ndoshta, ndonjë grua është shtatzanë, plakë, e re, e cila nuk mundet apo është fëmijë. të cilin e ngre lartë për ta puthur gurin. E tëra kjo është prej gjërave të këqija. Sepse me këtë i bëhet dëm familjes, si dhe ndodh ngushtim dhe përzierje me burrat.
Të gjitha këto janë mes haramit dhe mekruhut, prandaj njeriu duhet të mos veprojë ashtu, sepse në këtë çështje elhamdu lilah ka hapësirë. Pra, krijo hapësirë për veten tënde dhe e mos vështirëso që All-llahu të ta vështirësojë ty.
Shejh Uthejmini/”Kushtet e Fesë”




