Pyetja:

Kur është bërë obligim agjërimi i muajit Ramazan?

***

Përgjigjja:

Agjërimi i muajit Ramazan është bërë obligim në vitin e dytë pas shpërmguljes në Medinë, ndërsa Pejgamberi ﷺ ka agjëruar nëntë muaj Ramazan.

Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka agjëruar nëntë Ramazane, ngase agjërimi i tij është bërë obligim në muajin Shaban sipas hixhretit, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndërruar jetë në muajin Rebiul evvel të vitit njëmbëdhjetë sipas hixhretit.” [1]

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

——————–

[1] El-Mexhmu’u, 6/250.