Agjërimi i të sëmurit në dializë

94. I nderuar hoxhë! Nëna ime është në dializë dhe nuk ka mundësi të agjërojë. Si duhet të veprojë ajo me agjërimin, kur nuk i ka kushtet për kompensim?

Përgjigjja: Nëse nëna juaj është në dializë dhe nuk ka mundësi të agjërojë, atëherë nëse ka mundësi materiale, do të ishte mirë që për çdo ditë të paagjëruar të ushqejë nga një të varfër, por nëse nuk ka mundësi, atëherë ajo nuk ka asnjë përgjegjësi tjetër për mosagjërimin e saj.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi