Pyetja:

Një motër thotë: “M’u shfaqen mentruacionet menjëherë pasi bëra iftar, agjërimi i kësaj dite a është në rregull?”

***

Përgjigjja:

Po, agjërimi yt i kësaj dite është në rregull. Përderisa ke bërë iftar dhe gjaku i menstruacioneve ka filluar pasi ke bërê iftar, agjërimi është në rregull dhe nuk ke nevojë ta kompenzosh agjërimin e kësaj dite.

Por, po të kishin ardhur menstruacionet para iftarit, atëherë agjërimi i kësaj dite nuk do të ishte i saktë, por do të ishe obliguar më pas ta kompenzosh këtë ditë.
Përderisa, gjaku i menstruacioneve ka ardhur pas perëndimit të diellit (pas iftarit) atëherë, themi se agjêrimi i kësaj dite është i saktë, dhe nuk obligohesh ta kompenzosh inshaAllah!

Shejh Abdullah El Humejdi

Përktheu: Suad Shabani