Koha e hyrjes në xhenet dhe xhehenem

1. I nderuar hoxhë! A është e vërtetë se deri në Ditën e Kiametit asnjë njeri nuk hyn as në xhenet e as në xhehenem?

Përgjigjja: Po, kjo është e vërtetë. Asnjë njeri nuk hyn as në xhenet e as në xhehenem deri në Ditën e Kiametit.

Pas dhënies së llogarisë dhe përfundimit të gjykimit dhe pasi ta kalojmë Siratin, do të vijë koha për të hyrë në xhenet.

I pari që do të hyjë në xhenet është Muhamedi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], pastaj të tjerët me radhë.

Enes bin Maliku r.a. thotë: “I Dërguari i Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “I afrohem derës së xhenetit dhe kërkoj që të më hapet. Roja e tij thotë: “Kush je ti?” I them: “Muhamedi”. Thotë: “Unë jam urdhëruar që (këtë derë) të mos ia hap askujt tjetër para teje.”[1]

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

————————————————————

[1] Muslimi, nr. (197) 333.