Pyetja:

Kur çohem për syfyr i papastër dhe koha është e ngushtë, çfarë duhet të bëj? T’i jap rëndësi ushqimit duke më kapur koha e sabahut ashtu apo të marr gusël, që të jem i pastër në kohën e sabahut?

***

Përgjigjja:

Më e mira është që njeriu të lahet dhe të ushqehet sa është akoma koha e syfyrit, që të jetë i gatshëm për të shkuar në xhami për të kapur namazin me xhemat. Mirëpo nëse koha është e ngushtë nuk ka asnjë pengesë, që ta kapë koha e sabahut xhunub, pra mund të marrë gusël edhe pasi ka hyrë koha e sabahut. Në një hadith përcillet nga Aishja dhe Ummu Selemeja se Profetin ﷺ qëllonte që e kapte koha e sabahut të papastër dhe e vazhdonte agjërimin dhe nuk e linte atë për të agjëruar kaza. [1]

Shejh Salih el Feuzan

———————————–

[1] Buhariu dhe Muslimi