Pyetja:

A mund të thuhet lutja e hyrjes në tualet në çdo rast, apo vetëm në rastin kur njeriu do të kryejë nevojat personale?

***

Përgjigjja:

Pëlqehet thënia e lutjes në çdo rast, pa e kufizuar me rastin e kryejes së nevojës.

Duaja e hyrjes në tualet është:
All-llahumme inni eudhu bike minel-hubthi wel habaithi.
(O Zoti im, kërkoj të më mbrosh nga të fëlliqurit (shejtanët) dhe nga të fëlliqurat (xhindët).) [1]

 

Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) përcjell Profeti ﷺ kur dilte nga tualeti thoshte: Gufraneke (Kërkoj faljen tënde o Zot). [2]

Dijetarët kanë përmendur disa urtësi lidhur me istigfarin në lutjen kur del nga tualeti dhe njëra prej tyre është: Mos përmendja e Allahut të Lartësuar gjatë kohës që qëndron brenda (në tualet) dhe muslimani këtë e sheh si mangësi dhe mundohet ta riparojë duke kërkuar falje.

Kjo urtësi përfshin edhe atë që hyn në tualet për ndonjë arsye tjetër dhe jo për kryerjen e nevojës personale. Istigafari është puna ditore e muslimanit prandaj nuk ka problem inshallah që ta praktikojë lutjen edhe kur del nga tualeti.

Shejh Ibn Baz, Koleksioni i Fetvave 10/29

Përktheu: Fatjon Isufi

——————————–

[1] Muslimi 857

[2] Tirmidhiu