Pyetja:
Kur është e lejuar dhe e ndaluar të bëhet iftar?
***
Përgjigjja:
Është e ndaluar të prishet agjërimi në tre raste, ndërsa lejohet në dy raste.
Ndalohet kur:
* Ne e dimë se dielli nuk ka perënduar.
* Parandiejmë se dielli nuk ka perënduar.
* Jemi në dyshim nëse dielli ka perënduar apo jo, pa arritur një ndjenjë të fortë. Në këtë rast dielli ende nuk ka perënduar.
Ndërsa është e lejueshme kur:
* Ne parandiejmë fort se dielli ka perënduar.
* Jemi të sigurt se dielli ka perënduar.
Shejh Ibn Uthejmin, “Fet’h Dhil-Xhelali uel-Ikram” (7/110)