Pyetja:

Kur është koha për prerjen e kurbanit?

***

Përgjigjja:

Ibn el-Kajjim ka thënë: “Ali ibn Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: ‘Ditët e kurbanit janë dita e kurbanit (jeum el-nehr) dhe tre ditët pas saj’. Ky është opinioni i Imamit të Basres, Hasan el Basriu; i Imamit të Mekës, Ata’ ibn Ebi Rebah; i Imamit të Sirisë, el-Euzai dhe i Imamit të juristëve të hadithit, e-Shafi’iut. Po ashtu, ky është opinioni i parapëlqyer i Ibn el-Mundhir.

Tri ditët janë veçuar për shkak se janë ditë të Mines, ditë të hedhjes së gurëve (Xhemerat) dhe dita eet-Teshrik. Në këto ditë, është e ndaluar të agjërosh. Nëpërmjet dy isnadeve që mbështesin njëri-tjetrin, është transmetuar nga Pejgamberi ﷺ të ketë thënë: “E gjithë Mina është vend për kurban dhe të gjitha ditët e et-Teshrik janë ditë të kurbanit’“. [1]

Lidhur me kohën e kurbanit, shejh ibn Uthejmin ka thënë: “(Kjo kohë) Është prej pas namazit të bajramit e deri në perëndimin e diellit në ditën e fundit të et-Teshrik, që është dita e trembëdhjetë e dhul-hixheh. Pra, ka katër ditë për kurban:dita e bajramit dhe tri ditët pas ditës së bajramit.

Kushdo që prenë kurbanin e vet para namazit të bajramit apo pas perëndimit të diellit, në ditën e trembëdhjetë të dhul-hixheh, kurbani i tij nuk është i vlefshëm nëse ka arsyetim për vonim deri pas ditëve të Teshrikut, si është rasti kur kafsha ikën nga moskujdesi i kujdestarit dhe nuk e gjen atë, deri pas kohës së caktuar, apo e dërgon dikë për ta kryer këtë në emër të tijin dhe ky harron, atëherë s’ka gjë të keqe të ofrohet kurbani pas kalimit të kohës, sepse ka arsyetim.

Kjo në analogji me faktin se, ai që fle dhe i kalon koha e namazit apo harron ta falë atë, e fal atë posa t’i kujtohet apo të zgjohet. Është e lejueshme të ofrohet kurbani gjatë kësaj kohe, natën apo ditën. Por, është më mirë që kjo të bëhet gjatë ditës, dhe dita e bajramit, pas dy hutbeve, është koha më e mirë”. [2]

Ditët e kurbanit për haxhinjtë që janë duke bërë kiran apo temettu, dhe për ofrimin e kurbanit janë katër: dita e bajramit dhe tri ditët pas saj. Koha për kurban përfundon, kur dielli të perëndojë në ditën e katërt, sipas opinionit më të shëndoshë të dijetarëve.”

Fetaua el-Lexhneh ed-Da’imeh [11/406]

——————————–

[1] Zad el-Me’ad [2/319]

[2] Ahkam el-Udhijeh