Pyetja:

Itikafi a ka kohë të caktuar, dhe a lejohet të hyjmë në Itikaf pas namazit të akshamit (pas iftarit) deri në namazin e sabahut?

***

Përgjigjja:

Nëse hyn në Itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, kjo është më e mira për ty. Sepse, Pejgamberi ﷺ ka hyrë në Itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Por, nëse rrinë në Itikaf vetëm një ditë, lejohet dhe shpërblehesh për të. Gjithashtu, lejohet dhe nuk ka asgjë të keqe apo ndonjë ndalesë nëse rri në Itikaf prej namazit të akshamit deri në namazin e sabahut.
Medh’hebi Hanbeli janë të mendimit se edhe nëse rrinë vetëm një orë në Itikaf me nijetin e Itikafit, atëherë veprimi yt është i saktë, i pranuar në sheriatin islam dhe shpërblehesh për të.

Shejh Abdullah el Humejdi

Përktheu: Suad Shabani