Pyetësi: Kur japim selam në fund të namazit, a më lejohet që unë të jap selam pas imamit në të djathtë apo më duhet të pres derisa ai të jap selam në të dy anët?

Sheikh Albani: Kjo është pyetje e mirë. Nuk duhet të presesh për selamin e tij të dytë sepse ai del nga namazi me të parin , d.m.th selami i parë (në të djathtë) është rukn nga të dy (selamet) , kurse i dyti (në të majtë) është sunet, nëse ai e bënë e bën edhe ti, e nëse nuk e bën ( nuk jep selam) e bën bashkë me të dhe ji i kënaqur me selamin e parë.

Ajo që njerëzit bëjnë në kohën tonë është se presin imamin derisa ata të dëgjojnë selamin e dytë dhe pastaj bëjnë teslimin e parë dhe të dytë; kjo bie në kundërshtim me shumicën e mendimeve rreth kësaj çështjeje.

El Huda wan-Nur, 328.