Pyetja:
Kur personi t’i zërë rekatet e namazit të xhumasë e pastaj çohet për të plotësuar atë çfarë i ka ikur, a duhet të recitojë me zë, apo jo?
***
Përgjigjja:
Përkundrazi, ai duhet të recitojë në heshtje, sepse, kur një person i cili i bashkëngjitet namazit vonë çohet për të plotësuar atë që ka humbur, atëherë ai falet i vetëm, kështu që,
në këtë pikë, ai i nënshtrohet rregullave të atij që falet i vetëm. Gjatë pjesës së namazit (me xhemat) që ai zuri, u ishte nënshtruar rregullave të atij që falet me xhemat mbas imamit.
Kështu, ai duhet të bëjë sexhde (sexhde të harresës), nëse harron diçka në pjesën e namazit të cilën po e plotëson. Meqë kështu qëndron puna, ai që i bashkëngjitet namazit vonë, duhet të recitojë me zë aty ku personi që falet i vetëm duhet të recitojë me zë. Dijetarët të cilët konsiderojnë se personi i cili falet i vetëm duhet të recitojë me zë në namazin e akshamit, të jacisë dhe të sabahut, thonë se ai duhet të recitojë me zë, nëse po i plotëson dy rekatet e para.
Dijetarët të cilët konsiderojnë se personi i cili falet i vetëm nuk duhet të recitojë me zë, thonë se personi i cili i bashkëngjitet namazit vonë s’duhet të lexojë me zë në këtë rast. Por, kurrkush nuk e fal namazin e xhumas i vetëm, kështu që askush nuk përfytyron se personi i cili po plotëson një pjesë të tij i vetëm duhet të recitojë me zë. Personi i cili i bashkëngjitet namazit vonë, është si personi që falet i vetëm, kështu që ai s’duhet të recitojë me zë.
Por, personi i cili i bashkëngjitet namazi të xhumasë vonë, në fakt, konsiderohet të ketë falur xhumanë, sepse ai ka pasuar imamin, dhe për atë që pason ka kushte tjera nga ai që udhëheq sa i përket numrit (të rekateve) dhe kështu me radhë.
Suneti thotë se personi i cili zë një rekat, ka zërë namazin, kështu që ka zërë dhe xhumanë, mu siç personi i cili fal një rekat të ikindisë para se të perëndojë dielli apo një rekat të sabahut para se të lindë dielli konsiderohet të ketë zënë namazin dhe kryer atë me kohë, edhe nëse pjesa tjetër e namazit të tij bëhet jashtë kohës së caktuar. Allahu e di më së miri.
Shejh ul-Islam ibn Tejmije, “El-Fetaua el-Islamijje”, pjesa 2, Kitab el-Xhumu’ah