Pyetja:

Kur themi “La ilahe ilAllah”, a duhet të shtojmë edhe “Muhameden resulullah”? Shtrohet pyetja: Muhamedi alejhi selam, kur ka thënë për shembull “Zoti është një”, a ka thënë për veten se “Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij”?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Fjala “La ilahe il-Allah Muhamedun Resulullah” (Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguar i Tij) ose “Muhamedun Abduhu ve Resuluhu” (Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij), është dëshmi që me pranimin dhe thënien e tij njeriu bëhet besimtar.

Dhe këtë thënie e kanë dëshmuar dhe e dëshmojnë të gjithë muslimanët, gjithashtu këtë dëshmi e ka shqiptuar kështu edhe vetë i Dërguari Muhamed ﷺ.

Alaudin Abazi