Pyetja:
Kush i ka emërtuar suret e Kuranit?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.
Nuk dimë ndonjë tekst nga i Dërguari i Allahut, ﷺ, që tregon emërtimin e të gjitha sureve. Mirëpo, emërtimi i disa sureve, siç është Bekare dhe Al Imran, ndodh në disa hadithe të vërteta nga Pejgamberi ﷺ. Për sa u përket të tjera sureve, ajo që është më e qarta është se emërtimi i tyre është bërë nga Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta).
Me Allahun është suksesi.
Komisioni i Përhershëm për Fetva, vëllimi 4, faqe 16 pyetja 2, fetvaja 2376