Pyetja:

A është haram ta blesh veshkën prej një personit që ka nevojë për para dhe ti ke nevojë për veshkë?

***

Përgjigjja:
Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Allahu i Lartmadheruar, si Krijues, e ka krijuar njeriun në formën më të mirë dhe më të bukur, poashtu e ka bërë pronar të vetës së tij, që të kujdeset dhe ta ketë emanet shëndetin e tij!

Thotë Allahu i Lartëmadhëruar :
Ne, vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.
(El Israë – 69)

Poashtu, ashtu siç e ka krijuar shëndetin, gjatë jetës njeriu ballafaqohet edhe me sprova të ndryshme, siç është sëmundja.
Përmes sprovave Allahu i Lartmadheruar dëshiron t’i pastron robërit e Tij, poashtu kërkon nga ata që të marrin të gjitha shkaqet që të vie deri tek sherrimi!

Sa i përket çështjes konkrete, vëlla i nderuar, dispozitat e saj janë të ndara në tri grupe:

1) Nuk lejohet dhënia e veshkës (apo shitja e saj) në përgjithësi, qoftë për besimtarin apo për jobesimtarin

2) Lejohet një gjë e tillë, nga aspekti i përgjithshëm

3) Lejohet që veshka të shitet, apo edhe të blehet, mirëpo me ca kritere:
a. Nëse personi i cili e shet veshkën (apo edhe e jap për bamirësi) është jobesimtar,  kjo nuk ka ndonjë ndalesë, apo ndonjë kriter, për shkak se ligjet e tyre nuk e parashohin ndonjë problem për çështjen e tillë.

b. Nëse personi që jep (shitet) veshkën është besimtar (musliman), atëherë lejohet t’i jepet (shitet) vetëm muslimanit, dhe këtu është e rëndësishme që të theksohet nëse sigurohet se me dhënien e saj s’do të ketë ndonjë problem shëndetësor më pastaj, dhe këtë e parasheh mjeku, i cili duhet të tregojë se me dhënien e saj shëndeti do të jetë në rregull dhe s’do të këtë ndonjë problem pasues.

E rëndësishme është të theksohet:
– Edhe nga i gjalli, edhe nga i vdekuri, për të marr diçka nga organet e trupit të tij, qoftë sa është i gjallë, apo edhe pasi të vdesë, duhet të kryhet me aprovimin e vetë personit.
– Nuk lejohet të mirret ndonjë organ apo diçka nga trupi i të vdekurit, nëse paraprakisht sa ka qenë gjallë nuk e ka aprovuar një gjë të tillë.
Për këtë çështje e kemi hadithin e Pejgamberit alejhi selam, të cilin e transmeton Imam Ahmedi dhe Ebu Davudi, nga hadithi i Omer ibn Shuajb të ketë thënë, se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Mos e shit atë që nuk është e jotja!”

Atëherë, personi që e shet veshkën, paraprakisht duhet të sigurohet nga mjeku se nuk do të ketë rrezik për jetën e tij pas heqjes së saj, në të kundërtën vjen te ndalesa.

Përpiloi: Hoxhë Gazmir Sahara