Pyetja:

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojë kafsha që të jetë kurban?

***

Përgjigjja:

Shejh ibn Uthejmini ka thënë:

Kushtet që duhet të plotësojë kafsha që të jetë kurban:

– Të jetë bagëti: deve, lopë, dhi, dele.
– Mosha: Deveja duhet të jetë më shumë se pesë vjeçe, lopa më shumë se dy vjeçe, dhia të ketë mbushur një vit, kurse delja së paku duhet të jetë gjashtëmuajshe.
– Cilësitë: Parim i kurbanit është të jetë i shëndetshëm, pa të meta, pa sëmundje të qartë dhe pa mangësi, si shembull të mos ketë verbëri të qartë (të mos i mungojë ndonjë sy), të mos jetë e çalë, të mos ketë gjymtyrë të thyer dhe të mos jetë e dobët në trup.

“Mexhmuul Fetaua” 12/25