PYETJA:

I nderuari hoxhë! Disa i kundërshtojnë njerëzit që e lënë punën ku bëhen disa mëkate dhe ndalesa. Kështu, ata thonë se ky është vendim dhe dështim i shpejtë nga ana e tyre. Ju lutem më tregoni, a është nafaka në duart e njerëzve?

PËRGJIGJJA:

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Krijuesit të qiejve dhe të tokës, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…

Dije se rrisku(furnizimi) është në duart e Allahut (subhanehu ve te’ala). Ndoshta kjo lënie e punës ku bëhen harame do të jetë shkas për arritjen e nafakës. Allahu i Lartësuar thotë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret.” (Talak: 2, 3)

Pra, arritja e nafakës duke i bërë gjynah Allahut xh.sh. nuk mund të jetë tjetër gjë, përveç se shkatërrim. Nëse e sheh ndonjë njeri që Allahu i Lartësuar i ka dhënë nafakë të madhe, kurse ai vazhdon në gjynahe ndaj Allahut xh.sh., dije se Allahu (subhanehu ve te’ala) gradualisht atë njeri është duke e çuar në shkatërrim, për shkak se Allahu xh.sh. në Librin e Tij thotë: “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” (Hud: 102)

I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) ka sqaruar se Allahu xh.sh. e lëshon për një kohë njeriun zullumqar dhe kur ta dë nojë, me siguri se nuk do ta anashkalojë, e pastaj e ka lexuar ajetin e lartpërmendur.

Sa u përket atyre që thonë se ky është vendim i shpejtë dhe shkatërrim, këtë nuk duhet ta thonë derisa nuk e shohin gjendjen e atij nje riu. Ai njeri a është dashur që të qëndrojë në atë vend pune dhe të bëjë durim apo është detyruar që ta lëshojë. Nëse ka mundësi që të mbetet në atë vend pune dhe të bën durim, atëherë ai ka shpërblim për sprovat që i ndodhin, posaçërisht nëse bëhet fjalë për punë të rëndësishme (p.sh. ushtria) kështu qëndrimi i tij në punë është i obligueshëm. Mirëpo, nëse është i detyruar që të largohet prej punës, atëherë mëkati i takon atij që e ka larguar nga puna.

Shejh ibën Bazi