Pyetja:
Në qoftë se njeriu është në Meke dhe falet në Xhaminë e Shenjtë [Qabe], por është udhëtar, a është më mirë për të që t’i falë sunetet e rregullta apo mos t’i falë? E, në qoftë se nuk i fal, a i shkruhen njëqind mijë namaze apo i shkruhet vetëm një namaz?
Përgjigja:
Fillimisht, pyetësi e pohon se udhëtari nuk i fal sunetet e rregullta, por e vërteta është se ai nuk i lë të gjitha sunetet e rregullta, por vetëm sunetet e drekës, akshamit dhe jacisë. Udhëtari nuk i lë sunetet e tjera, përveç këtyre tri namazeve. Pra, kushtoj vëmendje kësaj, sepse disa njerëz thonë: “Prej sunetit është lënia e suneteve.” Si rezultat i kësaj, e sheh se ai nuk e fal as namazin e Duhasë, as namazin e natës, krejt kjo si shkak i një kuptimi të gabuar.
Dije, o vëllai im, se udhëtari i fal të gjitha sunetet, përveç tri suneteve, dhe ato janë: sunetet e drekës, akshamit dhe jacisë. Nëse njeriu është në Meke, atëherë është më mirë për të që të mos i falë këto tri sunete të rregullta, siç e potencuam, mirëpo ai duhet ta shfrytëzojë rastin për të falur në Xhaminë e Shenjtë (Qabe) namaze nafile të përgjithshme dhe jo sunete të rregullta. Kurse namazet nafile të përgjithshme lejohet për udhëtarin të falë sa të dojë!
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
| elLika esh-Shehrij 37/29 |
Përktheu: Besim Gjelaj