• Leximi me zë dhe pa zë në namaz •
– Lejohet me zë në namazin e sabahut, të xhumasë, të dy festave, të shiut, të eklipsit, në dy rekatet e para të akshamit dhe në dy rekatet e para të jacisë. Lexohet pa zë në namazin e drekës, të ikindisë, në rekatin e tretë të akshamit dhe në dy rekatet e fundit të jacisë –
Shpjegimi
Leximi me zë është sunet. Nëse personi harron dhe nuk lexon me zë (në namazin me zë), namazi i tij është i saktë. Po ashtu, leximi pa zë në namazin e drekës, ikindisë, në rekatin e tretë të akshamit dhe në dy rekatet e fundit të jacisë është sunet. Nëse personi lexon me zë në namazin e drekës, namazi i tij është i saktë, por ai nuk duhet ta bëjë qëllimisht këtë (leximin me zë në namazet pa zë).
Përktheu: Unejs Sheme




