Pyetja:

Nëse personi e fal namazin e jacisë i vetëm, a duhet të lexojë me zë në namazin e tij dhe të thotë ‘amin’ me zë?

***

Përgjigjja:

Suneti në lidhje me namazet me zë është se imami dhe personi që falet i vetëm duhet të lexojë me zë. E, nëse personi që falet i vetëm nuk lexon me zë, namazi i tij është i saktë, porse ai ka lënë sunetin. Gjithashtu, edhe thënia “amin” me zë është si për imamin, ashtu edhe për personin që falet i vetëm.

Abdulaziz bin Abdullah Er Raxhih (www.shrajhi.com)

Përktheu: Xhabir Sheme