Pyetja:

Si është vendimi mbi një person që falet gjatë namazit të teravive mbas imamit ndërsa mban Kuranin?

***

Përgjigjja:

Nuk dimë ndonjë bazë për këtë. Ajo që duket të jetë e qartë është se personi duhet të ketë khushû (përulësi e vëmendje) dhe qetësi, jo ta mbajë Kuranin; ai duhet të vërë dorën e djathtë mbi të majtën, siç është suneti: si dhe kyçin e dorës dhe parakrahun, dhe t’i vendosë të dyja duart në gjoks. Kjo është më mirë dhe më e shkëlqyer, kurse mbajtja e Kuranit do t’ia heqë mendjen nga këto sunete. Pastaj, po ashtu, gjatë referimit ndaj ajeteve, zemrës dhe shikimit të tij do t’i hiqet vëmendja nga dëgjimi i imamit. [1]

Kështu, ajo çfarë unë mendoj është se lënia e këtij veprimi është sunet. Personi duhet të dëgjojë, të heshtë e jo të përdorë Kuranin. Pra, nëse ai ka dije, atëherë ai mund ta përmirësojë imamin, përndryshe dikush tjetër mund ta përmirësojë atë. Atëherë, edhe nëse imami gabon dhe kurrkush nuk e përmirëson, kjo s’do të prishë punë, për sa kohë që (gabimi) bëhet në tjetër veç Fatihasë; do të prishte punë vetëm në rastin e Fatihasë, meqë Fatiha është shtyllë (e namazit). Sa i përket rastit kur ai nga harresa lë disa ajete veç Fatihasë, atëherë kjo s’do të prishë punë, nëse kurrkush mbas tij s’do t’ia tërheqë vëmendjen për këtë. Nëse ka dikush që mban Kuranin për ta përmirësuar imamin kur ka nevojë, atëherë, ndoshta, kjo nuk prish punë. Por, që secili të mbajë nga një Kuran është në kundërshtim me sunetin.

Por për imamin nuk ka diçka të keqe të mbajë mus’haf në dorë, sipas thënies së saktë. Ka mospajtime rreth kësaj mes dijetarëve, por e sakta është se s’prish punë që ai (imami) të recitojë nga Kurani, nëse nuk e di përmendsh apo nëse e ka kujtesën të dobët, dhe recitimi i tij nga Kurani është më i dobishëm për njerëzit dhe më e dobishme për të; atëherë, s’prish punë. Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton se robi i liruar i saj Dhekwân e udhëhiqte atë në namazin e natës duke lexuar nga Kurani. [2]

Shejh Abdul-Aziz ibn Bâz, “Mexhmu fetâwâ we mekâlât mutenewwi’e” (vëll.11, fq. 339-
342)

——————————–

[1] Buhariu

[2] Nesâ’iu (nr.912), Ibn Maxhe (nr.837) dhe imam Ahmedi (nr.8534)