Lutja dhe besimtari

▪️Lutja apo duaja përmban disa domethënie të cilat i pëlqen Allahu Zoti i botëve, si:
– Lutja është madhërim për Allahun dhe pohim i fuqisë së Tij
– Lutja është nënshtrim i robit dhe shprehje e pamundësisë së tij
– Lutja është dorëzim tek Allahu dhe mbështetje tek Ai.
Prandaj jemi njoftuar në Kuran:
“Zoti juaj ka thënë: Mu lutni, t’ju përgjigjem! Ata të cilët tregojnë mendjemadhësi ndaj adhurimit tim do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar” Sure Gafir: 60

▪️Lutja si e tillë ka qenë pjesë e jetës së besimtarëve në çdo kohë duke filluar që nga profetët e Allahut.
– Shejhu i Islamit, Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me këtë dukuri të besimtarëve ka thënë:
“Gjithmonë profetët dhe pasuesit e tyre ia kërkonin Allahut nevojat e tyre të fesë dhe të Dynjasë.
Kush është ai i cili nuk ka nevojë për Allahun e Madhëruar?!
Pastaj prej të veçantave të robit është t’i lutet Zotit të tij dhe prej të veçantave të Zotit është t’i përgjigjet atij. Ai i cili mendon se nuk ia ka nevojën lutjes së tij (Allahut) ka dalë nga rrethi i nënshtrimit!”

Shkëputur nga libri “Histori të bukura të rrëfyera nga Profeti Muhamed (alejhi selam) -qëllime dhe dobi-“.

Dr. Abdullah Nabolli