Pyetje: A pranohet të martohem me një njeri katolik? Dhe pse ai thotë “do të ndryshoj fenë për ty”, pa e ditur familja e tij? A lejohet kjo?
Falenderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Nuk lejohet që muslimania të martohet me një të krishterë, sepse Allahu e ka ndaluar martesën e muslimanes me jobesimtarët dhe idhujtarët.
Allahu thotë në Kuran: “Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e All-llahu me mëshirën e vet ju fton për në Xhennet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë.” [Bekare: 221]
Dhe burri duhet te kete sovranitetin e tij mbi gruan dhe nuk lejohet qe kjo muslimane të jetë në sovranitetin i një jomuslimani, sepse Islami është feja e së vërtetës dhe çdo fe tjetër është fe e humbur dhe e së kotës.
Dhe në qoftë se një muslimane martohet me një jomusliman (jobesimtar) duke e njohur gjykimin që kjo martesë nuk lejohet, ajo ka bërë gjynah dhe kjo martesë është e pavlefshme. Por nëse është martuar pa e ditur gjykimin që kjo martesë nuk lejohet, duhet të ndahet nga ai dhe nuk ka nevojë për divorc, sepse kjo martesa siç thamë edhe më lart është e pavlefshme.
Duhet që muslimania, të cilën Allahu e ka nderuar me përqafimin e Islamit te bindet dhe të zbatojë dispozitat e fesë së saj dhe të jetë krenare me Islamin. Allahu thotë: “Kush dëshiron krenarinë (le ta dijë) e tërë krenaria i takon All-llahut” [Fatir: 10]
Kushti i pranimit të Islamit
Nëse ai bëhet musliman me zgjidhjen dhe dëshirën e tij, dhe fillon te praktikojë Islamin dhe të llogaritet në rradhët e muslimanëve, nuk ka asgjë të keqe që të martohesh më të pas hyrjes së tij në Islam nëse kujdestari yt (babai) pranon këtë martesë. Duke mos harruar se Profeti(alejhi selam) ka thënë që muslimania të zgjedhë për burrin e saj të ardhshëm atë musliman që ka fe dhe moral të mirë.



