Pyetje: Është përhapur me të madhe tek vajzat e reja shkurtimi i flokëve deri në shpatulla, mbathja e këpucëve me taka dhe  përdorimi i barnave të njohura për zbukurim. Cili është gjykimi i këtyre veprave? 

Përgjigje:Gruaja e cila i shkurton okët e saj aqsa t’u ngjasojnë okëve të burrave e ka të ndaluar një gjë të tillë sepse kjovepër bën pjesë në mëkatet e mëdha. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi vesel-lem “i ka mallkuar ato gra të cilat u përngjajnë burrave.” (Buhariu)
Nëse shkurtimi nuk arrin në atë masë sa t’u përngjajnë burrave, për këtë çështje dijetarët janë ndarë në tre mendime: disa e kanë lejuar, disa prej tyre e kanë ndaluar, ndërsa disa e kanë konsideruar të urryer. Mendimi i njohur në medhhebin e Imam Ahmeditështë se kjo gjë konsiderohet vepër e urryer.

Me të vërtetë nuk na takon të pasojmë gjithçka që na serviret prej zakoneve të tjerëve. Jemi dëshmitarë të së kaluarës jo të largët kur gratë garonin në zgjatjen e flokëve, kurse tani kanë dëshirë t’i shkurtojnë dhe kështu pasojnë të huajt. Unë nuk urrej gjithçka që vjen e re, mirëpo urrej çdo gjë e cila shndërron zakonet e popullit në zakone që serviren nga jomuslimanët. Sa u takon takave të larta, nuk lejohet mbathja e tyre nëse tejkalon gjendjen e rëndomtë dhe çon deri te zbulimi, ekspozimi dhe tërheqja e shikimeve drejt gruas sepse Allahu thotë: “Mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme”  (El Ahzab: 33), dhe gjithçka që ka për qëllim shfaqjene bukurisë së gruas, dukjen e saj apo dallimin e saj në mesin e grave dhe bëhet në formë zbukurimi është e ndaluar dhe nuk lejohet. Kurse përdorimi i mjeteve për zbukurim nuk ka të keqe, nëse nuk ka dëm prej tyre dhe nuk shkakton ndonjë sprovë.

 Muhamed ibën Salih EL UTHHEJMIN 
Përshtati: Albulena RRAHIMI-LEKA