Pyetja:
Me çfarë i sfidoi Allahu i Lartësuar ata që përgënjeshtruan zbritjen e Kuranit mbi Pejgamberin ﷺ?
***
Përgjigjja:
Allahu i sfidoi duke u kërkuar që të sillnin një Kuran të njejtë, ose të sillnin dhjetë sure, ose të sillnin qoftë dhe një sure të vetme. Megjithatë, ata nuk mundën ta bënin diçka të tillë.
Allahu thotë: “Thuaj: “Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhindet për të hartuar një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të hartonin një të ngjashëm me të, madje, edhe sikur ta ndihmonin njëri – tjetrin.”
Gjithashtu ka thënë: Nëse ata thonë: “Ai[1] e ka trilluar atë[2]!” Thuaju (o Muhamed!): “Sillni dhjetë sure të ngjashme (në bukuri dhe elokuencë) të trilluara dhe thirrni në ndihmë kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën!”
Po ashtu ka thënë: ”Nëse ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kuranin)”, thuaju: “Atëherë, sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni (në ndihmë) kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën.”
Prej Allahut vjen ndihma dhe gjithë përshëndetjet janë mbi Pejgamberin ﷺ, familjen dhe shokët e tij.
Komisioni i Përhershëm për Fetva
Përktheu: Arjan Gazidede
———————————–
[1] D.m.th. Profeti Muhamed ﷺ.
[2] D.m.th. Kuranin.