Pyetja:

Para 2 muajsh, një herë në këmbën e majtë m’u shfaqën disa vija po nuk m’u dukën të rëndësishme. Pastaj pas disa ditëve në dorën e majtë prapë m’u shfaq një figurë zemër dhe disa vija por m’u larguan pas disa orëve. Për herën e tretë prapë m’u shfaq në dorën e majtë një shkronjë g dhe një figurë e që nuk di se çfarë ka qenë. Kjo më ka ndodhur kur jam zgjuar nga gjumi që kam bërë gjatë ditës. Shenjat të cilat m’u kanë shfaqur kanë qenë me ngjyrë të kuqe, nuk më kanë shkaktuar dhimbje as temperaturë e asgjë tjetër. E kam fotografuar shenjën në dorë kur më është shfaqur herën e tretë sepse e pashë që nuk është diçka e zakonshme. Unë jam duke e ruajtur foton. Mos të harroj t’ju them se qe 2 muaj nuk më është shfaqur asnjë shenjë.

***

Përgjigjja:

Nuk kam ndonjë koment fetar shkencor për atë që ju keni vërejtur në këmbën dhe dorën tuaj. Nëse keni dhimbje dhe keni frikë për ndonjë prekje të xhindëve, atëherë shko tek ndonjë hoxhë për të lexuar Kuran dhe shpresoj që gjithçka do të jetë në rregull. Allahu ju ruajttë nga çdo e ligë!

Muhamed Dërmaku