Përgjigjja: Fjala e teuhidit është (dëshmia) ‘la ilahe il-lAllah – nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.’ Nuk ka dyshim se kjo fjalë është baza e Islamit.

Gjithashtu kjo fjalë ka shumë vlera madhështore. Allahu i Lartmadhëruar në lidhje me përshkrimin e njerëzve të devotshëm dhe vepër mirë thotë: “përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset…” El-Ahzab, 35

Kjo është përmendur bashkë me cilësitë e tjera (të tyre). Allahu i Lartësuar thotë: “për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” El-Ahzab, 35

Dhe thotë i Lartësuari: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët, për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto – lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.” Al-Imran, 190-191

“Fetaua suvalun alal-Hatif”, vwll. 1 / Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

Përktheu: Unejs Sheme