Dijetarët, lidhur me atë se frikës apo shpresës duhet dhënë përparësi, kanë disa mendime:
Imam Ahmedi (Allahu e mëshoroftë) ka thënë: “Shpresa dhe frika e njeriut duhet të jenë një, mos t’i japë përparësi njërës ndaj tjetrës, e nëse ndonjërës i jep përparësi, ai shkatërrohet”.
Shkatërrohet ngase, poqese i jep përparësi shpresës, ndodh që ta ndieje veten te sigurtë, në momentin kur është në hidhërim të Allahut, azze ue xhel-le, me veprat qe i bën, e nëse i jep përparësi frikës ndodh t’i këpusë shpresat nga Mëshira e Allahut, subhanehu ue teala.
Disa dijetarë kanë thënë: “Duhet t’i jepet përparësi shpresës gjatë kryerjes së veprave të mira, dhe t’i jepet përparësi frikës në rast të dëshirës për vepra të keqija”
Sepse kur bën vepra të mira, kjo i patjetërson që të ketë mendim të mirë për All-llahun, ashtuqë i jep përparësi shpresës, d.m.th. shpresës lidhur me pranimin e asaj vepre nga ana e Allahut, subhanehu ue teala.
E kur të dëshirojë të bëjë vepër të keqe, i jep përparësi frikës, ashtuqë të mos bjerë në të.
✍️Disa të tjerë kanë thënë:
“I shëndoshi duhet t’i japë përparësi frikës, e i sëmuri duhet t’i japë përparësi shpresës”.
Sepse kur i shëndoshi i jep përparësi frikës, ai largohet prej mëkateve;
dhe i sëmuri kur i jep përparësi shpresës, e takon Allahun, subhanehu ue teala, duke pasur mendim të mirë për Të.
♻️ E mendimi im për këtë çështje është se kjo dallon ashtu si dallojnë gjendjet e njerëzve.
Kur njeriu frikësohet se poqese i jep përparësi frikës, me këtë do t’i këputë shpresat në mëshirën e All-llahut, azze ue xhel-le, ky e ka për obligim ta largojë këtë dhe t’i japë përparësi shpresës.
E nëse frikësohet se poqese i jep përparësi shpresës, me këtë do ta ndiejë veten të sigurtë duke qenë në hidhërim të All-llahut me veprat qe i bën, ky e ka për obligim ta largojë këtë dhe t’i japë përparësi frikës.
Një gjë është e vërtetë, njeriu është mjek i vetvetes nëse e ka zemrën e gjallë, e ai që e ka zemrën e sëmurë, nuk mundohet për ta shëruar atë dhe nuk i shikon gjendjet e saja, këtij edhe nuk i intereson kjo çështje.
[Përzgjedhur nga “Fetva rreth shtyllave të islamit”, nga Shejkh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë)].
https://telegram.me/Mesofenetende




