Pyetja:

Namazi i vitrit a është farz apo sunet?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Namazi i vitrit është sunet, jo farz, sepse Profeti ﷺ ka thënë: “Pesë namaze i ka bërë obligim Allahu ndaj robërve të Tij në një ditë-natë”. Po kështu dhe në Kuran përmenden indirekt e argumente të tjera që tregojnë se është sunet.

Imam dr. Ahmed Kalaja