Pyetja:

Nëse një grua pastrohet nga lehonia pas një jave dhe fillon agjërimin e ramazanit me muslimanët disa ditë, por më pas i rikthehet gjakderdhja, a duhet ta prish agjërimin në këtë gjendje dhe a e ka obligim t’i bëjë kaza (kompensojë) ato ditë që i ka agjëruar (gjatë periudhës kur ishte e pastër)?

***

Përgjigjja:

Nuk ka dyshim në atë se, nëse gruaja në periudhën e lehonisë të dyzet ditëve sheh gjakun, nuk agjëron. Por, nëse gjakderdhja i ndërpritet para të dyzetave, pastrohet dhe fillon të
agjërojë. Nëse prapë i rikthehet gjakderdhja para se t’i mbushë dyzet ditë, ajo e lë agjërimin gjatë asaj kohe sa ka gjakderdhje, derisa t’i plotësojë dyzet ditë, ndërsa ditët që i ka agjëruar gjatë periudhës që nuk ka pasur gjakderdhje, agjërimi i saj është i saktë, ngase ajo ka agjëruar në ditët kur ka qenë e pastër. Ky është mendimi më i saktë nga dy mendimet e dijetarëve. Allahu e di më së miri.

Shejh Fevzan, El-Munteka 3/204

Përktheu: Sabahudin Selimi