Pyetje: Në brendësinë e pëllëmbës së djathtë shkruhet (formohet numri) 18, ndërsa në të majtën 81. Nëse i mbledhim këto formohet numri 99, e ato janë emrat e bukur (të Allahut). E nëse bëjmë zbritjen (81-18), atëherë del numri 63, e kjo është mosha e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. A është e saktë kjo?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Kjo nuk është e saktë. Kjo është prej rrëfenjave (bestytnive) të sharlatanëve dhe injorantëve. Këto vija janë krijim prej krijimit të Allahut të Lartësuar (e asgjë më shumë).

“Fetaua suvalun alal-Hatif”, vëll. 1

Përktheu: Unejs Sheme

Source link