Pasojat e shirkut (shokvënies ndaj Zotit)

​Më poshtë po përmend disa pasoja të shirkut (shokvënies ndaj Zotit):

  • Dalja nga feja: Shirku e nxjerr njeriun nga feja Islame dhe per rrjedhojë quhet idhujtar, kafir (femohues) e trajtohet sipas dispozitave ligjore që i perkasin qafirit (jomuslimanit).
  • Asgjësimi i punëve: Nëse njeriu vdes pa u penduar nga shirku, Allahu nuk do tia falë këtë faj, dhe per pasojë do ti asgjësohen të gjitha punët e mira e do të vuaj përgjithmonë dënimin e zjarrit të xhehenemit në botën tjetër.

Argumente nga Kurani Famëlartë

​« Por nëse ata do t’i benin shok Zotit, do të humbnin të gjitha punët që kishin bërë » [el Enam: 88]

 

​« Sigurisht atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehimi i tij do të jetë Zjarri. Per keqbërësit nuk ka ndihmës » [el Maide: 72].

 

Ndikimi në jetën e njeriut

​Shirku është faktori kryesorë i telasheve, vështirësive, mundimeve, dëshpërimeve, fatkeqësive dhe mjerimit në botën e këtueshme dhe nẽ botën tjetër. Hyjnizimi i krijesave shkakton frikë e pasiguri, si në kẽtë botë edhe në botën tjetër.

Besime të tjera të kota prej të cilave duhet të ruhesh:

  1. Pretendimi për të fshehtën: Besimi se dikush tjetër veç Allahu di të fshehtën, se mund të të rrëfejë fatin, ose se mund të të tregojë ardhmen.
    • Allahu thotë: « Askush nuk e di çdo të ndodhë të nesërmen » [Lukman: 34].
    • Po ashtu Ai thotë: « Thuaj: « Askush, përveç Allahut, ne qiej apo në Tokë, nuk i di të fshehtat ». [En Neml: 65].
  2. Horoskopi dhe falli: Te besosh rrëfimet e horoskopit dhe të fallxhorëve. Pretendim se mund të lexosh fatin apo të ardhmen me anë të pellembës së dorës, filxhanit të kafes etj..
  3. Shenjat ogurzeza: Te besosh në shenjat orgurzeza, ose shenjat që gjoja ndjellin tersllëk (si dita e martë, macja e zezë, derdhja e kripës etj.). Ska dyshim që gjëra të tilla nuk kanë kurrëfarë baze në fenë Islame, madje Islami i konsideron ato shirk.
    • Muhamedi a.s. thotë: « Besimi në shenjat ogurzeza është shirk »

Optimizmi në Islam

​Feja Islame e nxit njeriun të jetë gjithnjë optimist dhe ta shohë të ardhmen me optimizëm. I Derguari i Allahu Muhamedi a.s. e doshte optimizmin dhe i pëlqente njerëzit optimistë. Jo vetëm kaq, por ai ka bërë të ditur se Allahu e pelqen optimizmin.

Libri i hoxhes Ismail Bardhoshi