Pyetja:

Nëse udhëtari falet pas imamit vendas dhe arrin me të dy rekatet e fundit, a lejohet të jap selam bashkë me të, ngase ai (udhëtari) i fali dy rekate? Apo e ka detyrë të fal katër rekate?

***

Përgjigjja:

Ai ka për detyrë të plotësojë katër rekate. Ngase Profeti ﷺ ka thënë: “Atë që arrini nga namazi, faleni, ndërsa atë që s’e keni arritur, plotësojeni.” [1]

Në këtë rast namazi i tij i është bashkangjitur namazit të imamit (dhe duhet të fal aq sa fal imami). Ibën Abasi radijAllahu anhuma u pyet në lidhje me udhëtarin që fal dy rekate, ndërsa kur falet pas imamit (vendas) fal katër rekate? Ai radijAllahu anhuma tha: “Ky është Suneti.” [2]

Shejh Ibën Uthejmin, “Durusun ue Fetaua minel-Haramejn esh-Sherifejn”, vëll. 14

Përktheu: Unejs Sheme

——————————

[1] Buhariu (636) dhe Muslimi (602)

[2] Muslimi (688)