PYETJA:

I nderuari hoxhë! Në cilën mënyrë ndahet zeqati në ari dhe në argjend, ndërsa sipas kësaj në monedha të sotme?

PËRGJIGJJA:

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Mbikëqyrësit të Lartësuar, kur-se paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…

Kështu, në ari dhe në argjend jepet 2.5% (ose 1 prej 40). Mënyra se si bëhet kjo është: Sasinë e arit dhe të argjendit që e kemi, e ndajmë me 40 dhe atë që e fitojmë, ajo është zeqat. Nisabi i arit, pra sasinë që e kemi për obligim që ta japim zeqat, arrin 85 gramë, ndërsa nisabi i argjendit arrin 595 gramë. Logjikisht sipas arit dhe argjendit, zeqati jepet edhe në monedhat e sotme që janë mjet pagese, në vend të arit dhe argjendit. Nëse vlera e të hollave të cilat njeriu i posedon e arrijnë vlerën e nisabit të arit (85 gr.) apo argjendit (595 gr.), atëherë është obligim që të jepet zeqati në to. Me fjalë të tjera, duhet të pyesim se sa vlejnë 85 gramë ari ose 595 gramë argjend dhe vlera që fitohet në të holla, konsiderohet nisab.

Shejh Uthejmini