Pyetja:

Në cilin interval kohor mund të falet namazi i duhasë?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Namazi i duhasë mund të falet 15 minuta pas lindjes së diellit dhe mbaron 10-15 minuta para ezanit të drekës. Kjo ka qenë përgjigjja e shejh Ibn Uthejminit. Ndërsa koha më e mirë për ta falur namazin e duhasë është pikërisht duhaja, pra mes orës 10 dhe 11.

Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja