Pyetje:  Në Ditën e Gjykimit, a do të na akuzoj toka që nuk e kemi punuar?

Përgjigje: Zoti në Kuran thotë:  “Atë ditë keni me pyet për begatitë .” , çdo begati që Allahu na ka dhën keni me u pyet:  A e ke përdorë dhe shfytëzu siç duhet, a e ke falënderu Allahun për atë begati? Përballë çdo begatie kemi përgjegjësi. Abdurrahman bin Aufi një ndër shokët e Muhamedit alejhi ue selem, një ditë duke pirë ujë të ftohtë në vapën e madhe i shkuan lotët, dhe i thanë pse po qanë? Tha: “ Allahu do të na pyes për begatinë dhe se a  po mund të falënderoj sa duhet për këtë ujë të ftohtë!”
Begatitë  e Allahut duhet t’i shikojmë si i shfrytëzojmë, pra edhe toka është begati andaj duhet të punohet veçanërisht kur njeriu është i lirë prej angazhimeve me punë diku tjetër, por prap nëse ka mundësi me pagu dikënd që ta punoj tokën, ose t’ia dhuroj në shfrytëzim dikujt që ka nevoj ta punoj tokën, pra nuk është mirë të lëhet  tokat e papunuara ngase është një lloj treguesi i një dembelie shoqërore. Ne si popull e dimë rëndësinë që ka bujqësia dhe blegtoria. Pavarësia jonë bujqësore është e detyrueshme se pse të mos kemi ne pemë dhe perime që plotësojnë kërkesat e tregut tonë, e mos të marrim nga jashtë ngase nuk dimë si vijnë, si bëhen si përpunohen?!  Së paku në kuptim moral dhe të përgjegjësisë që kemi të punohet toka e të mos lihet e pa punuar ngase toka sjellë begati të shumta.

Hoxhë Enis Rama