Pyetja:

Nëse burri i thotë gruas së tij të mbajë vijën e trupit dhe dobësohet e të largoj barkun ngase kështu ai nuk ndihet fizikisht i tërhequr nga ajo, dhe ajo nuk e dëgjon. Jashta shtëpisë ka shumë vajza të dobëta e të bukura që e tërheqin atë. A duhet ai të marr gruan e dytë? Çfarë është gjykimi për gra të tilla dhe çfarë do të këshillonit këta të dy, gruanë dhe burrin?

***

Përgjigjja:

Burri i tillë është mendjengushtë dhe materialist. Gruaja e tij gjithashtu mund të gjejë shumë mangësi dhe gabime tek ai që burrat e tjerë i kanë shumë më mirë se ai. A do të ndihej ai mirë po t’i rikujtohet kjo? Jo çdo grua mundet të humb peshë ashtu siç jo çdo burrë mundet të bëj 6 kockat. Ky njeri nuk do të mjaftohet edhe sikur të martohet me 3 gra të tjera ngase nuk po e ndjekë sunetin dhe sheriatin por dëshirat e tij dhe epshin. Me këtë sjellje kjo martesë me gjasë se nuk do të zgjasë, kjo ngase nuk ka as përbërësit, e as pjekurinë për ta bërë të zgjas.

Shejh Asim El Hakim