Përgjigje:
Kjo pyetje dëshmon se kjo grua e di se marrëdhëniet seksuale gjatë menstruacioneve janë të ndaluara.
Argument se ky akt është haram është fjala e Allahut, subhanehu ue teala:
“Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar Allahu. Allahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.”
(El-Bekare, 222)
Ekziston konsensus te dijetarët islamë se marrëdhëniet seksuale ndalohen gjatë ciklit mujor, andaj bashkëshortja detyro-het që të mos ia plotësojë dëshirën dhe ta pengojë nga ky gjest, ngase është haram dhe nuk respektohet krijesa nëse kundërshtohet Krijuesi.
Ndërsa, sa i përket përkëdheljeve dhe prekjeve erotike, është e lejuar. Nëse ejakulon, atëherë detyrohet të pastrohet. Gjithashtu duhet pasur parasysh se:
- nëse ejakulon burri, atij i bëhet i detyrueshëm pastrimi;
- nëse ejakulon femra, atëherë detyrohet vetëm ajo me pastrim.
/Shejh Uthejmini/




